Sport

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, vendoset rekordi negativ në Ligën e Kampionëve


Mbrëmjen e kaluar është vendosur një rekord negativ në Ligën e Kampionëve, për sa i përket fazës së grupeve.

Bëhet fjalë për ekipin e Rangers, të cilët tashmë zyrtarisht janë ekipi më i dobët në historinë e UEFA Champions Leauge.

Skuadra skoceze e mbylli fazën e grupeve me gjashtë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, pra me 0 pikë, me vetëm dy gola të shënuar dhe 22 të pësuar.

Ekipi i Giovanni van Bronckhorst u mposht në mbrëmjen e kaluar nga Ajax-i në shtëpi, derisa në grup bënte pjesë edhe me Napolin dhe Liverpool-in.

Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori dhe kështu, Rangers vendos këtë rekord negativ.

Pra, ata u mundën 4:0 nga Ajax në ndeshjen e tyre hapëse përpara se të pësonin një humbje 3:0 nga Napoli.

Rangers më pas humbi 2:0 nga Liverpool në “Anfield” dhe pësoi debakël në ndeshjen tjetër në shtëpi me anglezët me shifrat 1:7.

Një tjetër humbje 3:0 ndaj Napolit si dhe rezultati i së martës do të thotë se ata e kanë barazuar rekordin negativ nga Dinamo Zagreb që ishte vendosur në sezonin 2011-12.

Skuadra kroate në atë kohë kishte regjistruar po aq humbje dhe po aq gola të pësuar, por Dinamo kishte realizuar tre gola në fazën e grupeve, një më shumë se Rangers tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore