Sport

Nuk kanë të mbaruar telashet për Dani Alves, tani futet në lojë edhe Pumas


Dani Alves. Photo: Jose Luis Melgarejo

Aventura e Dani Alves te skuadra meksikane e Pumas nuk zgjati shumë. Ishin gjashtë muaj që lidhën së bashku në një marrëveshje klubin dhe brazilianin. Por, ajo u ndërpre pas arrestimit të mbrojtësit të djtathtë më 20 janar për sulmin seksual ndaj një gruaje të re.

Braziliani ndodhet tashmë në burg prej gati 13 ditësh. Megjithatë, klubi meksikan nuk interesohet më për gjendjen e lojtarit, por ata kërkojnë dëmshpërbim për prishjen e kontratës.

Sipas tyre, Alves ka shkelur kushtet e kontratës, pavaresisht se kjo e fundit u ndërpre nga vetë klubi. Pumas i kërkon braziliani 4.5 milionë euro dëmshpërblim sipas “UOL Sporte”.

Mediumi i lartpërmendur ka pasur akses në emailin që ekipi i Liga MX i ka dërguar futbollistit më 20 janar (në të njëjtën ditë që ai u arrestua).

Në të, ata mbështeten në klauzolën që penalizon lojtarin për pjesëmarrjen e tij në çështjet e dopingut, “në çdo skandal që bëhet publik” ose në “çdo akt që konsiderohet krim sipas legjislacionit të vendit në të cilin ka ndodhur”.

“Për shkelje shumë të rënda nga lojtari, në kushtet e parashikuara në pikat e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të kontratës, lojtari është i detyruar të rimbursojë klubin për pagesën e dëmshpërblimit të parashikuar në pikën e pesëmbëdhjetë të kontratës, në masën prej 5 milionë dollarësh neto  pra pa çdo taksë”, shpjegon Pumas në e-mail.

Dënimi maksimal me të cilin mund të përballet Dani Alves

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore