Sport

Nuk ka pensionim, Tyson Fury njofon zyrtarisht rikthimin në ring


Tyson Fury ka njoftuar rikthimin në boks dhe ka emëruar, Dereck Chisora, ​​si kundërshtarin e tij.

Britaniku mbrojti titullin botëror të peshave të rënda WBC në prill duke e mposhtur Dillian Whyte në stadiumin “Wembley”.

Pas ndeshjes ai tha se ajo do të ishte e fundit në karrierën e tij profesioniste. Por, mesa duket nuk do të jetë kështu.

“Gypsy King” ka njoftuar se do të ketë një përballje trilogji me Chisora.

33-vjeçari konfirmoi rikthimin e tij në sport dhe emëroi Isaac Lowe si trajnerin e tij të ri për luftën kundër Chisora.

“Kam vendosur të rikthehem në boks sepse mund të jem kampioni i parë i peshave të rënda në histori që do të ketë dy trilogji, një me Deontay Wilder dhe një të dytë me Derek Chisora”, tha Fury në videon e shpërndarë në internet.

“Gjithmonë kam thënë se do të luftoj Derek Chisora-n në fund të karrierës sime, dhe këtu ne po thyejmë të gjitha rekordet përsëri”, vijoi ai.

Fury mburret me dy fitore ndaj Chisora-s, pasi e mundi atë në 2011 dhe 2014. Ai po pret një meç të tretë këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore