Film

“Nuk isha vajzë që i doja kukullat Barbie”, thotë Margot Robbie


Aktorja dhe producentja australiane, Margot Robbie nuk ka qenë gjithmonë një vajzë e tipit Barbie, ani pse ajo ka pranuar rolin kryesor në filmin e ri me po të njëjtin emër – “Barbie”.

Pak përpara publikimit të filmit të shumëpritur të Barbie, që do të dalë në kinema më 21 korrik, ylli i filmit ka zbuluar se si fëmijë, kukulla e preferuar në botë “Barbie”, nuk ishte lodra e saj favorite.

“Unë personalisht nuk kam pasur ndonjë që mund të kujtoj”, ka thënë 33-vjeçja, në një intervistë për People, transmeton AlbanianPost – kur u pyet nëse asaj i kujtohet të ketë luajtur me kukulla “barbie”.

Atëherë çfarë lloj vajze ishte Margot Robbie në fëmijërinë e saj?

“Unë isha më shumë një vajzë që rrotullohej në baltë. Kukullat Barbie më janë dukur që të gjitha shumë të çuditshme, sepse nuk ishin të kujdesur mirë”, ka thënë aktorja.

Megjithatë, filmi ka qenë një projekt pasioni për Robbie, e cila është edhe producente e projektit.

Sjellja e botës së Barbie në ekranin e madh me anë të një komedie disi surreale ka qenë një hap i guximshëm, saqë edhe Robie duket të jetë e befasuar, që ia doli.

“Nuk do ta harroj kurrë, pasi fola me skenar-regjisoren, Greta Gerwig për vite me radhë, u ula dhe lexova skenarin, kishte një shaka në faqen e parë dhe unë isha sikur ‘Ata nuk do të na lënë kurrë ta bëjmë këtë film’”, ka rrëfyer ajo.

Por, rezultati doli të jetë ndryshe – ideja e saj u aprovua, dhe tanimë filmi së shpejti do të ketë premierën e tij zyrtare.

E gjithë përvoja i ka dhënë Robbie një respekt më të thellë për kukullën e dashur dhe atë që ajo përfaqëson.

E pyetur se çfarë e frymëzoi atë më shumë për projektin, ajo u përgjigj duke thënë – “Ideja që unë jam mjaftueshëm. Barbie mund të jetë çdo gjë dhe gjithçka, por edhe nëse thjesht po ia kaloni jetës, po e shtypni atë. E kuptova si shumë terapeutike”, ka thënë aktorja.

Kujtojmë se “Barbie” do të fillojë shfaqjen nëpër kinema duke filluar nga data 21 korrik, derisa pjesë e filmit, pos tjerëve, do të jetë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore