Shqipëria

Nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, thotë avokati i Belerit


Avokatët e Fredi Belerit kanë mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me çështjen e tij.

Athanasios Zupas, kryetari i kolegjit të avokatëve të Patras dhe anëtar i asamblesë plenare të avokatisë të Greqisë, gjatë fjalës së tij ka deklaruar se nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë.

“Prezenca jonë këtu është bërë pas faktit të zgjedhjes së Belerit dhe ndërkohë që ai u shpall si kryetar bashkie nga Gjykata Civile. Dëgjoj paraburgimin e tij duke shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë së tij”, ka thënë ai.

Avokati ka vijuar duke thënë se, meqë prezumiumi i pafajësisë është “një parim bazë dhe si në çdo rast, në çdo vend të BE-së nëse ndodhte diçka e tillë, ku një kryebashkiak do të bënte një akt që më pas do të ishte i dënueshëm, në rastin konkret pamë se prezumimi i pafajësisë nuk është respektuar”.

“Kemi vënë re se ka raste të tjera që gëzojnë një trajtim ndryshe dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhte sepse kështu kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Kemi ardhur të monitorojmë gjyqin e Belerit, i cili ka dy nënshtetësi”, ka shtuar avokati.

Sakaq, çështja është caktuar nga Gjykata e Posaçme GJKKO në datën 5 mars.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për kërkesën e Belerit që kërkon pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar 2.6 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Kujtojmë se ai i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar përshpejtimin e vendimit nga ana e kësaj gjykate në lidhje me betimin e tij.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Kryebashkiaku – i cili ndodhet në burg – akuzohet për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Ai u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore dhe që prej atëherë vijon të qëndrojë në paraburgim.

Ndërkaq, vetëm disa javë më parë Gjykata ka vendosur të mos e lejojë kreun e zgjedhur të Bashkisë Himarë që të betohet në krye të institucionit administrativ bregdetar.

Gjykata e Posaçme e Apelit, të premten e 26 janarit ka lënë në fuqi arrestin me burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Ai ndodhet në paraburgim që prej 12 majit të vitit 2023 për shitblerje të votave.

Në seancën e fundit, avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.

Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.

Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore