Shëndet

“Nuk do t’ia dilja dot pa anti-depresantë”, thotë Kelly Clarkson për periudhën e divorcit


Këngëtarja amerikane Kelly Clarkson së fundmi ka zbuluar sfidat me të cilat është përballur në periudhën pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj, Brandon Blackstock.

Clarkson, ka zbuluar se aso kohe, artistja kishte konsumuar anti-depresantë, për ta rregulluar gjendjen e saj emocionale, derisa jo të lehta i ka cilësuar edhe seancat me terapistët profesionistë, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

“Shikova terapistin tim dhe thjesht nuk mund të ndaloja së qari. Mu desh t’i anuloja disa seanca, ngase thjesht nuk pushoja dot së qari”, ka thënë këngëtarja në podkastin e “Las Culturistas”.

“Dhe ishte një nga ato gjëra ku më duhej të lija mënjanë krenarinë time dhe të pëlqeja të gjitha çështjet e tjera”, ka shtuar ajo.

Prezantuesja e “Kelly Clarkson Shoë”, 41 vjeçe, bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor të vitit 2020, pas shtatë vitesh martesë.

Dyshja – që kanë vajzën River Rose, 9 vjeçe dhe djalin Remington Alexander, 7 vjeç – përfundimisht e zgjidhën ndarjen e tyre në mars të vitit 2022, pas dy vitesh beteja gjyqësore.

“Gjëja ime ishte se nuk mund të buzëqeshja më për Amerikën. Nuk isha e lumtur dhe kisha nevojë për ndihmë, ishte lutje e sinqertë që i bëja Zotit, dhe vendimi më i madh që kisha marrë ndonjëherë. S’do ta arrija kurrë pa të”, ka rrëfyer ajo.

Pos tjerash, Clarkson ka thënë se pas “dyreve të mbyllura”, ajo mbizotërohej nga një disponim aspak i mirë, ani pse në publik ka tentuar që gjithmonë të mos reflektoj negativitet.

Këngëtarja ka zbuluar po ashtu se ajo shpesh e gjente veten “duke qarë aq shumë” saqë “nuk mund të fliste as” kur kuptoi se martesa e saj fatkeqe po përfundonte.

Alumja e “American Idol” në fillim të këtij muaji pranoi se ajo qëndroi në martesën e saj shumë më gjatë sesa duhej, sepse nuk donte të ndihej e dështuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore