Shqipëria

Nuk deklaroi shumën e parave, procedohet në gjendje të lirë 45-vjeçarja nga Lezha/ Policia sekuestron mbi 20 mijë euro


Policia Kufitare në Kakavijë ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi duke sekuestruar 20 mijë e 950 euro.

Përkatësisht në gjendje të lirë po procedohet poseduesja e parave, shtetasja A. B., 45 vjeç, nga qyteti i Lezhës, banuese në Athinë.

45-vjeçarja po udhëtonte si pasagjere në autobusin e linjës Lezhë-Athinë, ku gjatë kontrollit në vijën e dytë Policia ka konstatuar shumën e parave, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.

Kjo shtetase do të procedohet për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore