Sport

Nuggets mposhtin përsëri Lakers, një hap larg finales së NBA


Jamal Murray shënoi 37 pikë për Denver Nuggets teksa mposhtën Los Angeles Lakers 119-108 për të iu afruar edhe mw shumw finales sw NBA për herë të parë në historinë e tyre.

Fitorja i dha Nuggets një epërsi 3-0 kundër Lakers në finalen e Konferencës Perëndimore.

Shoku i skuadrës së Murray, Nikola Jokic, shtoi 24 pikë, duke përfshirë 15 në çerekun e katërt.

“Ne i mbajtëm ata në distancë për pjesën më të madhe të lojës”, tha Murray.

Thjesht u ndjeva sikur ekzekutuam gjatë gjithë ndeshjes dhe goditëm të parët”.

Murray shënoi 30 nga pikët e tij në pjesën e parë për t’i vënë Nuggets në kontroll në shtëpinë e Lakers, pasi ai gjithashtu regjistroi shtatë kërcime, gjashtë asistime dhe pesë tre pikësha.

Ndeshja tjetër është në Los Anxhelos të martën (02:30 me orën tonë lokale) dhe asnjë ekip në historinë e NBA nuk është rikuperuar nga një deficit 3-0 për të fituar një seri.

“Duhet të marrim një, thjesht të marrim një nga një”, tha ylli i LA Lakers, LeBron James, i cili shënoi 23 pikë në ndeshjen e tretë.

“Vetëm fokusohu në ndeshjen e katërt, kjo është gjithçka për të cilën mund të mendosh. Natyrisht, kjo lojë mbaroi. Ne patëm disa mundësi dhe nuk ia dolëm.

“Është një seri me një lojë për ne”.

Miami Heat kryeson Boston Celtics 2-0 në serinë e tyre finale të Konferencës Lindore me ndeshjen e tretë të hënën në Miami (02:30 ne orën tonë lokale).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore