Muzikë

NSYNC vazhdon ta mbështesë Justin Timberlake pas “akuzave” të Britney Spears


Këngëtari, Justin Timberlake po ndjen nxehtësinë mes publikimit të librit të ri të Britney Spears dhe bashkë me të, të gjitha sekreteve të përhapura rreth marrëdhënies së tyre.

Por, grupi që dikur Timberalake ishte pjesë e tij, NSYNC duket se po i ofron mbështetje të vazhdueshme në mes të “persekutimit virutal” nga fansat e Spears.

Burime të njohura me situatën kanë zbuluar për TMZ, transmeton AlbanianPost, se Lance Bass, Joey Fatone, Chris Kirkpatrick dhe JC Chasez nuk kanë asgjë tjetër veç dashurisë për Justinin dhe ata po e mbështesin atë gjatë gjithë kritikave të ashpra për shkak të “The Woman In Me”.

NSYNC.

“Ata e njohin të gjithë prej 25 vitesh dhe do të ishin më se të lumtur të ktheheshin duke performuar me Justin, pavarësisht nga e gjithë energjia negative e Britney-t dhe fansave të saj”, zbuluan burimet.

Mos harroni, në librin e saj Britney e fajëson Justinin, se e bëri atë të abortonte, e akuzoi atë për tradhti dhe pretendoi se një përplasje me Justin shkaktoi një sulm paniku që shkatërroi performancën e saj në “Video Music Awards” në vitin 2007.

Ndërsa fansat e *NSYNC dhe RCA Records do të donin një tjetër ribashkim, ai nuk është në dispozicion tani, pasi që thuhet se Justin është fokusuar në këngën e tij të re solo, albumin dhe një turne vitin e ardhshëm.

Burimet zbulojnë po ashtu se urrejtja që po merr Timberlake, nuk po ndikon në planet e tij të karrierës.

Kënga dhe turneu për verën e ardhshme janë gati — megjithatë, u tha se ai ka hequr në heshtje disa paraqitje në klube që ishin caktuar për në fillim të vitit të ardhshëm, të lidhura me publikimin e këngës dhe albumit të tij.

Siç kemi raportuar, nuk ka bisedime aktuale për *NSYNC dhe Justin Timberlake që të rikthehen së bashku, derisa në një intervistë ylli i pop-it pati thënë se regjistrimi i “Better Place” do të ishte thjesht një gjë e veçantë për vazhdimin e “Trolls”.

Por, katër anëtarët e tjerë po qëndrojnë të emocionuar për potencialin që Justin të ndryshojë mendje dhe të kthehet në një studio ose në një skenë – së bashku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore