Sport

Nottingham Forest interesohet për lojtarin e Inter-it


Nottingham Forest është interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Inter-it, Roberto Gagliardini, raporton Calciomercato, me kontratën e italianit që skadon në fund të sezonit.

Është e sigurt që ai do të largohet nga Inter-i, edhe pse mungesa e kohës për klubin e Serisë A për të gjetur një zëvendësues mund të pengojë që kjo të ndodhë në janar.

Që nga kthimi në Premier League këtë sezon pas një mungese për 23 vjet, Forest nuk kanë arritur të transferojnë shumë lojtarë të rinjë.

Së fundmi ata nënshkruan me talentin brazilian të vlerësuar, Danilo nga Palmeiras, nënshkrimi i 24-të i sezonit.

Kujtojmë se Inter-i fitoi Superkupën e Italisë në finalen kundër Milan-it por humbi në ndeshjen e fundit në Serie A kundër Empoli-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore