Përballje

Norwich triumfon kundër Burnley-t, West Ham ndalet nga Brentford


Tre ndeshjet e para të Premier League ishin interesante dhe me befasi.

Norwich-i i Milot Rashicës ka mposhtur skuadrën e Burnley-t me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me mundësi të shumta për të dy ekipet.

Goli i parë erdhi në fillim të ndeshjes, në minutën e nëntë me anë të Pierre Lees Melou.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte dinamike por Norwich-i nuk e kishin fitoren e sigurtë.

Në minutën e 86-të, Teemu Pukki shënoi për t’i siguruar fitoren Norwich-it.

Norwich radhiten në pozitën e 20-të me 21 pikë, ndërsa Burnley janë në vendin e 18-të me 24 pikë.

Dueli mes Brentford dhe West Ham ka përfunduar befasishëm me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte kryesisht e dominuar nga Brentford, të cilët kishin shumë mundësi shënimi.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48-të, Brentford-i morën epërsinë me anë të Bryan Mbeumo.

Më pas për të siguruar fitoren u përkujdes Ivan Toney i cili shënoi në minutën e 64-të.

West Ham janë në pozitën e gjashtë me 51 pikë, ndërsa Brentford janë në vendin e 13-të me 36 pikë.

Ndeshja mes Leicester dhe Crystal Palace ishte dramatike, ku këta të parët fituan me rezultat 2:1.

Dueli ishte i baraspeshuar, ku të gjitha statistikat ishin thuajse të barabarta.

Në pjesën e parë, Leicester shënuan dy herë, me anë të Ademola Lookman dhe Kiernan Dewsbury-Hall në minutat 39 dhe 45-të.

Më pas në pjesën e dytë, Wilfried Zaha humbi penalltinë, por shënoi menjëherë.

Leicester janë në vendin e nëntë me 40 pikë, ndërsa Crystal Palace janë në pozitën e 10-të me 37 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore