Përballje

Norwich-i Rashicës triumfon, Southampton-i Brojës humb përballë Wolves


Ndeshjet, të cilat filluan nga ora 16:00 në Premier League ishin interesante dhe me befasi.

Ndeshja mes Norwich dhe Everton përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, ku arritën të shënojnë dy gola të shpejtë në pjesën e parë.

Goli i parë për Norwich erdhi në minutën e 16-të, pas një autogoli nga Michael Keane.

Goli i dytë u shënua pas dy minutave nga Adam Idah.

Në pjesën e dytë, Everton-i insistoi për të shënuar, dhe e realizoi këtë me anë të Richarlison në minutën e 60-të.

Momentalisht Norwich janë në pozitën e 18-të me 13 pikë, një pikë larg zonës së rrezikshme.

Ndërsa Everton janë në vendin e 15-të me 19 pikë.

Dueli mes Wolves dhe Southampton përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga Southampton, por ata nuk i shfrytëzuan mundësitë e tyre të shumta.

Goli i parë për Wolves erdhi në minutën e 37-të me anë të Raul Jimenez nga pika e bardhë e penalltisë.

Wolves dyfishuan epërsinë në minutën e 59-të me kapitenin Conor Coady.

Armando Broja u zëvendësua në minutën e 78-të pasi nuk arriti të kontribuoi me gol, si zakonisht.

Në minutën e 84-të, James Ward-Prowse shënoi për të ngushtuar epërsinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Sepse, pas shumë insistimeve të Southampton, Wolves shënuan përsëri për në minutën e 91-të me Adama Traore-n, për të siguruar fitoren.

Wolves radhiten në pozitën e tetë me 31 pikë, ndërsa Southampton në vendin e 12-të me 24 pikë.

Ndeshja tjetër mes Newcastle United dhe Watford përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore