Afro 100 nomadë digjitalë të cilët operojnë në Shqipëri, do të lejohen të punojnë për një vit nga vendi ynë për të gjithë botën.
Nomadët digjitalë janë persona që jetojnë në mënyrë shtegtuese ndërsa punojnë në distancë duke përdorur teknologjinë dhe internetin.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri, Edona Bilali.
“Miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e start-up. Ndryshimet kryesore në këtë ligj bëhen kryesisht për nomadët digjitalë (punonjësit e lëvizshëm digjitalë). Kjo nismë është përqafuar nga shume vende të botës. Në Shqipëri janë rreth 100 nomadë të cilët operojnë”, u shpreh fillimisht zyrtarja shqiptare.
Sipas saj, përmes rregullimit ligjor, ata nuk do të konsiderohen më rezidentë tatimorë dhe do të kenë të drejtën që për një vit të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën.
Pak vende kanë qenë të hapura ndaj nomadizmit digjital dhe udhëtarëve të rinj si Shqipëria.
Duke qenë njëra nga dy vendet evropiane ku shtetasit e huaj mund të jetojnë deri në një vit pa asnjë kërkesë tjetër përveç kombësisë së tyre, Shqipëria mirëpriti në shtator të vitit të kaluar konferencën e saj të parë “Digital Nomad” në Tiranë.
Shqipëria ka vite që po atribuohet si një destinacion kryesor evropian.
Duke pranuar me krenari pozicionin e saj si një nga destinacionet nomade më të vlerësuara në Evropë, Shqipëria organizoi festivalin, me shpresën për të tërhequr udhëtarë afatgjatë që punojnë në distancë dhe kanë udhëtuar në të gjithë Evropën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Ishull-Lezhë
-
Pas reagimit të Ramës, drejtuesi i Report thotë se do të ketë emision tjetër rreth Shqipërisë
-
Qëndrimi i Ramës ndaj emisionit italian ‘Report’, Bardhi: Sjellje tipike e njeriut që ka humbur qetësinë
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
Lajmet kryesore
-
Kurti përdor “X”-in për mashtrimin e radhës: Macron tha se na përkrahë për KiE pa asnjë kusht
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
-
Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
Pas reagimit të Ramës, drejtuesi i Report thotë se do të ketë emision tjetër rreth Shqipërisë