Pajisje

Nokia po largohet nga Rusia 


Kompania ka njoftuar zyrtarisht se po largohet nga tregu rus. Menjëherë u shpreh se nuk do të kishte pasoja negative financiare nga ky hap.  

Në fund të vitit 2021, pjesa e shitjeve të Nokia-s në Federatën Ruse ishte vetëm 2% e totalit të kompanisë. 

“Ka qenë e qartë për Nokia që në ditët e para të pushtimit të Ukrainës se vazhdimi i pranisë sonë në Rusi nuk do të ishte i mundur. Gjatë javëve të fundit ne kemi pezulluar dërgesat, kemi ndalur biznesin e ri dhe po i zhvendosim aktivitetet tona të kërkimit dhe zhvillimit jashtë Rusisë. Tani mund të njoftojmë se do të dalim nga tregu rus. Gjatë këtij procesi prioriteti ynë vazhdon të jetë siguria dhe mirëqenia e punonjësve tanë.

Ata kanë theksuar gjithashtu rëndësinë e sigurimit të rrjedhës së vazhdueshme të informacionit dhe qasjes në internet; që ofron perspektiva të jashtme për popullin rus. Prandaj, ne do të dalim, do të synojmë të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të mirëmbajtur rrjetet dhe po aplikojmë për licencat përkatëse për të mundësuar këtë mbështetje në përputhje me sanksionet aktuale, “tha Nokia në një deklaratë. 

Vendimi do të prekë rreth 2,000 punëtorë.

Sektori i telekomunikacionit u përjashtua nga një pjesë e sanksioneve për arsye humanitare, por Nokia tha se largimi nga Rusia “ishte opsioni i vetëm”.

“Ne thjesht nuk pamë asnjë mundësi për të vazhduar të bëjmë biznes në Rusi në rrethanat aktuale”, citohet të ketë thënë Lundmark.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore