Njëri nga të plagosurit në Pejë është pjesëtar i FSK-së

SHFLETO
Dreni Himbeqa
23.05.2024 14:03
Loading Icons...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se njëri nga të plagosurit në Komunën e Pejës, të mërkurën e 22 majit, është pjesëtar i saj.

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Lajmin për Albanian Post, e kishte konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Tre të plagosurit aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku edhe i janë nënshtruar operimeve.

Ndërkohë për rastin e plagosjes në Pejë janë arrestuar dy të dyshuar.

Fillimisht ishte arrestuar i pandehuri i cili dyshohet për dhënie të ndihmës për kryerjen e veprës penale.

Ndërsa më vonë u arrestua edhe i dorasi.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar për vrasjen të rëndë në tentative para pak momente është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi për AP.