Lajme

“Njëri më humbi në luftë, tash tjetrin ma mori Serbia” – nëna e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, e përlotur lut institucionet t’ia kthejnë të birin nga burgu i Serbisë


Emine Dakaj, nëna e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakajt

Familja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, që u arrestua më 5 janar në Serbi, po kërkojnë ndihmën e shtetit për lirimin e Dakajt.

Sipas tyre, Dakaj, pos mërzis po ballafaqohet edhe me probleme shëndetësore, derisa gruaja e tij që e kishte parë nga afër Dakajt gjatë muajit të kaluar, thotë se shteti serb s’po i ofron ndihmë mjekësore.

Ndërkaq Xhevdet Smakiqi, avokatit i ish-pjesëtarit të UÇK-së, kërkon nga Qeveria që të ushtrojë presion diplomatik në Bruksel për lirimin e klientit të tij.

Pos Dakajt, gjatë vitit 2020 në Serbi ishte arrestuar Nezir Mehmetaj ndaj të cilit ende ёshtё duke u zhvilluar proces gjyqësor nga Gjykata e Lartё pёr Krime tё Luftёs e Beogradit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore