Vende

Njerëzit që udhëtojnë vetëm, më inteligjentë


Një studim britanik ka rënë në përfundimin se njerëzit që udhëtojnë vetëm janë më inteligjentë.

Duke përdorur të dhëna nga një vëzhgim i zhvilluar në një kohë të gjatë, me 15.000 njerëz të moshës nga 18 në 28 vjeç, psikologët përcaktuan se ata që jetojnë në qytet, përgjithësisht, janë më të pakënaqur se ato që jetojnë në zona rurale dhe njerëzit kanë tendencën të tregojnë më tepër kënaqësi për jetën, kur shohin miqtë më shpesh.
Pra, për disa njerëz, të jetojnë në vende të vogla por duke marrë pjesë në aktivitete të shpeshta me miqtë, është çelësi i lumturisë.

Sidoqoftë, krejt e kundërta e kësaj teorie vlen për njerëzit me inteligjencë të lartë.
Psikologët treguan se njerëzit e mençur janë distancohen nga ndjenjat e tyre dhe e gjithë kjo është një situatë kritike për lumturinë.
Ndoshta është koha që të programoni një udhëtim, vetëm për t’i dhënë vetes një përgjigje inteligjente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore