Gatimi

Një vakt pa kalori


Të hedhësh një vezë në kafen e mëngjesit ose një lugë kripë janë vetëm disa nga mënyrat e shumta e të thjeshta, të cilat ju vijnë në ndihmë për t’u ngritur në këmbë sa më shpejt në mëngjes.

Përveç se e shijshme, veza në kafe është jashtëzakonisht e dobishme dhe ju jep shumë energji. Cilat janë mënyrat për ta nisur mëngjesin mbarë?

Shtoni kripë në kafe

Nëse keni parë njerëz që hedhin kripë në kafen e mëngjesit, dijeni se e bëjnë këtë për t’i dhënë më shumë shije. Për më tepër, nuk ka kalori. Megjithatë, mos e teproni. Një majë luge kripë është e mjaftueshme.

Përfshini vezë në mëngjesin tuaj, qoftë edhe në kafe

Mund të duket e çuditshme, por të shtosh të verdhën e vezës në kafe i jep shije të mirë dhe është e shëndetshme për trupin gjithashtu. Ju mund t’i konsumoni ato në çfarëdolloj mënyre tjetër.

Provoni çaj të zi ose çokollatë të ngrohtë me pak kanellë

Nëse nuk jeni adhurues të kafes, mund të provoni një filxhan çaji të zi, i cili rrit përqendrimin. Por, mund të provoni edhe çokollatë të ngrohtë me kanellë, sepse kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, çka mban energjinë tuaj të balancuar.

Pini një gotë ujë ose ujë me limon

Uji është i domosdoshëm në çdo moment të ditës. Pini ujë sapo të zgjoheni për të përmirësuar performancën e trurit.

Por mund të provoni edhe ujë me limon, i cili ju mban të hidratuar dhe ju ndihmon të bini në peshë. Ai përmban vitaminën C, e cila është e mirë për sistemin imunitar dhe lëkurën.

Ndizni muzikën

Pa diskutim që muzika ndikon në humorin tonë. Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se muzika ndihmon në largimin e stresit dhe në shtimin e lumturisë.

Shtoni ngjyra të ndritshme rreth vetes

Zgjidhni ngjyra të ndritshme për shtëpinë dhe dhomën e gjumit në veçanti, sidomos nëse nuk keni shumë dritë në apartament.

Këto ngjyra ju ndryshojnë humorin, por mund ta bëjnë edhe dietën më të shëndetshme.

Bëni gati veshjen një ditë para ose në mbrëmje

Kjo ju ndihmon të kurseni kohë në mëngjes dhe ju largon stresin në lidhje me çfarë duhet të vishni.

Planifikoni ditën dhe kontrolloni pikat që kanë prioritet

Kjo ju ndihmon të jeni të organizuar dhe të bëni më shumë gjëra. Nëse e bëni, nuk do të keni arsye të ngjallni panik për diçka që duhet ta përfundonit gjatë ditës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore