Sport

Një tjetër trajner refuzon Bayern-in


Unai Emery ka vendosur për një kontratë të re afatgjatë me Aston Villa-n, duke i dhënë fund spekulimeve që e lidhin atë me Bayern Munich-un.

Një tjetër kandidat duket të jetë jashtë garës për postin e Bayern-it.

Sipas “The Athletic”, Unai Emery ka zgjedhur të vazhdojë kontratën e tij me Aston Villa-n deri në vitin 2027, duke i dhënë fund spekulimeve se ai mund të largohet në verë.

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick tani duket se po udhëheq garën për të zëvendësuar Thomas Tuchel te Bayern, me menaxherin e Brighton, Roberto de Zerbi që shihet si një alternativë.

Trajneri i Bayer Leverkusen-it, Xabi Alonso, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann dhe trajneri i VfB Stuttgart, Sebastian Hoeness, janë distancuar të gjithë nga puna në “Allianz Arena”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore