Sport

Një tjetër lojtar në Bundesliga diagnostifikohet me tumor testikular


Pas diagnositifikimit të Sebastien Haller me tumor testikular, tashmë një tjetër rast i ngjashëm me sulmuesin e Borussia Dortmund ka dal në Bundesliga-n gjermane.

Bëhet fjalë për Jean-Paul Boetius të Hertha-s, i cili do të jetë jashtë fushave për disa kohë pas diagnositifikimit me tumor testikular.

28-vjeçari do i nënshtrohet operacionit të premten dhe më pas do të vijojë fazën e rikuperimit, sipas njoftimit që ka dhënë klubi nga Bundesliga.

“Sado i tmerrshëm që ky lajm të jetë fillimisht, ne jemi plot shpresë dhe besim se Jean-Paul do të bëhet sërish i shëndetshëm dhe do të kthehet në ekip sa më shpejt të jetë e mundur”, tha drejtori menaxhues i Hertha, Fredi Bobic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore