Lajme

Një realitet tjetër serb në Leskovc


Leskovc

“Ndonëse Presidenti i Serbisë njofton publikun lokal se rrogat rriten çdo ditë e më shumë, pensionet, dhe standardi i përgjithshëm, gjërat siç mund të shihni, janë shumë më ndryshe”.

Kështu shkruan mediumi serb “Faktor” dhe i bën thirrje Vuçiçit “eja në Festën e Parajsës për të shijuar Dhimbjen Agrikulturore”, ku shihen njerëz duke luftuar për të mbushur një qese me një kilogram domatesh të shpërndara nga shitësit lokal në Leskovc.

Mediumi serb “Direktno” thotë se domatet mbaruan brenda pak minutash dhe njerëzit u kacafytën për të marrë ato pak kilogramë.

Fshatarët thanë se “presidenti duhet të vinte dhe të shihte se si po luftohet për një kilogram domate falas”.

Të mërkurën në Leskovc, bujqit shpërndanë falas tre ton domate për qytetarët e Leskovcit në qendrën tregare

Mediat shkruajnë se reagimet këtë të mërkurë ishin më të fuqishme se sa javën e kaluar. Janë të shumtë ata që kujtojnë, se në fakt të gjithë votuan për këtë qeveri progresive, duke u bazuar në sloganin se “sa herë dikush e shkel fshatarin serb, ai do të ngrihet e përgjigjet për të gjetur shpresë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore