Film

Një përvojë e re me Harry Potter vjen këtë vjeshtë


Kompania e madhe filmike Warner Bros në bashkëpunim me agjencinë e dizajnimit të përvojave virtuale-reale Thinkwell këtë vjeshtë do të sjellin një përvojë krejtësisht të re, në “Pyllin e Ndaluar” të filmave “Harry Potter”.

“Harry Potter: A Forbidden Forest Experience”, do të fillojë këtë vjeshtë në pyjet e Arley Hall, Chesire, në Mbretërinë e Bashkuar.

Krijuesit e kësaj ngjarje, si jetësim të filmave të “Harry Potter” përmes një eventi, e përshkruanë atë si “një përvojë e jashtëzakonshme për adhuruesit e Harry Potter-it, që do ti dërgojë përmes mistereve të pyllit të ndaluar, ku edhe do të ketë krijesa të ndryshme nga seritë e Harry Potter dhe Fantastic Beasts”.

Vizitorët do të kenë mundësi të ecin përmes një shtegu të njëkahshëm të ndriçuar si udhëzues, ku do të kenë mundësinë të hasin kreaturat magjike të J.K Rowling, si hipogrifë, centaurë, njëbrirësh, dhe Nifflers.

Çmimet e biletave për këtë përvojë do të jenë 19 funta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore