Kosova

Një person theret me thikë në Prishtinë, arrestohen tre të tjera


Ilustrim.

Të premten një person është therur në Prishtinë, ndërsa janë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  13 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.

Policia e Kosovës.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar”.

Ahmeti bëri të ditur se hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti kanë filluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore