Lajme

Një muaj paraburgim për Ilir Avdullahun, dyshohet se e vrau policin Triumf Riza


Ilustrim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Ilir Avdullahut, i cili është i njohur me nofkën “Liza” dhe është arrestuar të dielën pasi kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Më 17 korrik, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj Ilir Avdullahut, si i dyshuar për vrasjes e policit Triumf Riza.

Kurse më 16 korrik, Policia e Kosovës kishte njoftuar se e ka prangosur Avdullahun i cili ishte në arrati për 16 vjet.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Sëiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër.

Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Prokuroria kërkon paraburgim për Ilir Avdullahun, dyshohet se e vrau policin Triumf Riza

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore