Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, njoftoi se gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji (30 ditë) dy të dyshuarve për veprën penale “spiunazh” të cilët janë arrestuar gjatë javës në në Ferizaj pas një hetimi të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).
Njëri akuzohet edhe për veprën “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa tjetri vetëm për “spiunazh”. Në bazë të njoftimit, masa e paraburgimit është caktuar ngase nëse lihen në liri, mund të ikin ose t’i asgjësojnë, fshehin e falsifikojnë provat e veprave penale.
Besnik Berisha, avokat i njërit prej dy të dyshuarve për spiunazh, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, deklaroi para gazetarëve se ndaj klientit të tij nuk ekziston asnjë provë, derisa njoftoi se i dyshuari është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë të Holandës në rastin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Jam i lumtur që ajo që dëgjuam sot nuk arriti të argumentojë asnjë fjali që dy qytetarë të Kosovës kanë spiunuar në Serbi. Nuk pati mundësi prokurori për ta zbuluar një transkript të vetëm, një fotografi të vetme, një vëzhgim të vetëm… Prandaj, ky spektakël është gabim”, deklaroi Berisha, avokat i të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani, i cili është arrestuar gjatë javës.
“Ai është dëshmitar i prokurorisë në Hagë – nuk është rast konfidencial sepse nuk do ta zbuloja këtu… Ai mendon se është duke u persekutuar nga biznese të caktuara si rezultat i punës së tij – nuk e di për cilin rast [të ZPS-së] sepse janë disa raste [në procesin gjyqësor ndaj UÇK-së], por ai refuzoi masat mbrojtëse”, shtoi ndër të tjera Berisha pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Ndryshe, dy shtetasit kosovarë u arrestuan pas një hetimi disamujor të AKI-së dhe Policisë së Kosovës dhe ngarkohen me veprën penale “spiunazh”. Në bazë të raportimeve të mediave vendore, personat e arrestuar dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca vlerëson kontributin e EULEX-it në Kosovë: Ka dhënë efektet e tij
-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe