Lajme

Një mëngjes i bollshëm e redukton urinë, por nuk e ul peshën


Shumë njerëz hanë pjesën më të madhe të kalorive gjatë natës.

Këtë, duke kufizuar mëngjesin për shkak të ditëve të ngarkuara të punës dhe mëngjeseve të shkollës.

Ekspertët kanë treguar prej kohësh se ngrënia vonë shton peshën ose pengon humbjen e peshës. Në orët e darkës këshillohet të hahet lehtë dhe mëngjesi të bëhet vakti i rëndë.

E gjitha për t’i dhënë kohë trupit për të djegur kaloritë e tepërta gjatë gjithë ditës.

Argumenti mbizotërues është se ngrënia e më shumë kalorive më herët “ndryshon metabolizmin” në mënyra që favorizon humbje më të madhe të peshës, sipas doktor David Katz.

Megjithatë, ngrënia e një mëngjesi të rëndë në vend të një vakti më të madh më vonë gjatë ditës nuk ndikon në humbjen e peshës.

Kështu ka rezultuar nga një sprovë e re klinike që krahasoi njerëzit që hanë shumicën e kalorive ditore në mëngjes me ata që hanë më shumë në darkë.

“Me kalori të ngarkuara në mëngjes ose në mbrëmje, studiuesit gjetën humbje peshe pothuajse identike”, ka treguar Katz.

Përveç kësaj, “çdo efekt magjik” i të ngrënit të hershëm në metabolizmin e trupit u hodh poshtë, ka shtuar ai, duke e përshkruar hulumtimin si jashtëzakonisht rigoroz.

“Ky studim hedh poshtë pretendimin se ngrënia e hershme ndryshon metabolizmin në një mënyrë që favorizon humbjen më të madhe të peshës”, ka theksuar Katz.

Tridhjetë njerëz mbipeshë kaluan katër javë duke ngrënë 45 për qind të kalorive të caktuara në vaktin e mëngjesit, 35 për qind në drekë dhe 20 për qind në darkë.

I njëjti grup më pas kaloi në katër javë kur vakti i mbrëmjes ishte më i lartë në kalori: 20 për qind në mëngjes, 35 për qind në drekë dhe 45 për qind në darkë.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore