Një i vrarë dhe një i plagosur në Podujevë

Ilustrim.

Altina Marmullaku
11.09.2023 13:56
Loading Icons...

Një person është vrarë të hënën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Albanian Post.

Borovci, ka thënë se policia është duke vazhduar me ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

Ndërsa, ka potencuar se janë duke vazhduar hetimet se çfarë ka sjellur deri tek ky rast.

“Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Borovci për AP.

Nga dëshmitarët, është thënë se në moment kritik viktimat kanë qenë me djalin e tyre rreth 4 vjeç.

Të fundit

Aktuale