Kosova

Një i vdekur dhe shtatë raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar shtatë persona të infektuar nga COVID-19 dhe një të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 117 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 103 persona.

Numri total i rasteve i të shëruarve është 104 mijë 894 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është mbi dy mijë persona.

Numri i rasteve aktive është 434.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë ka vdekur një person nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore