
Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ka humbur jetën një person dhe është raportuar se janë regjistruar 918 raste të reja me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 557 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 401 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 9 mijë e 926.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 15 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 913, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 824 mijë e 185.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com