
Ilustrim.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për një person të vdekur dhe 424 persona të infektuar nga COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga gjashtë mijë e 360 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 89 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë dy mijë e 417.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar me doza të vaksinës kundër Coronavirusit tre mijë e 189.
Ndërkaq, 885 mijë e 892 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 792 mijë e 605.
