Një i vdekur dhe 20 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

SHFLETO
Mërgesa Redenica
23.06.2021 15:01
Loading Icons...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 20 persona të infektuar nga COVID-19 dhe një të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 891 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 19 persona.

Numri total i rasteve i të shëruarve është mbi 105 mijë persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është mbi dy mijë persona.

Numri i rasteve aktive është 165.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person nga Coronavirusi.