Një dokumentar për akuzat ndaj Diddy-t do të publikohet në Netflix

Producent i këtij dokumentari do të jetë muzikanti dhe sipërmarrësi i njohur, 50 Cent
SHFLETO
Vitjon Nina
26.09.2024 11:11
Loading Icons...

Netflix po prodhon një dokumentar nga Curtis “50 Cent” Jackson, në lidhje me akuzat për trafik seksual dhe shantazh, si dhe akuza për sulme seksuale dhe abuzime të dhunshme kundër Sean “Diddy” Combs. Alexandria Stapleton drejton projektin, i cili aktualisht është në prodhim.

“Kjo është një histori me ndikim të rëndësishëm njerëzor. Është një rrëfim kompleks që përfshin dekada, jo vetëm titujt apo klipet e parë deri më tani”, thanë 50 Cent dhe Stapleton në një deklaratë ekskluzive për Variety.

“Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për t’i dhënë zë të pazërit dhe për të paraqitur perspektiva autentike dhe të nuancuara. Ndërsa akuzat janë shqetësuese, ne u bëjmë thirrje të gjithëve të kujtojnë se historia e Sean Combs nuk është historia e plotë e hip-hop-it dhe kulturës së tij. Ne synojmë të sigurojmë që veprimet individuale të mos lënë në hije kontributet më të gjera të kulturës”.