Lajme

Një burrë prangos veten në portat e Pallatit Buckingham të MB-së


Policia britanike është përgjigjur pasi një burrë e prangosi veten në portat e Pallatit Buckingham në Mbretërinë e Bashkuar – rezidenca zyrtare mbretërore embretit Charles dhe mbretëreshës Camilla në Londër.

Autoritetet e qytetit të Westminster ndanë lajmin në një deklaratë përmes Twitter-it të, duke zbërthyer situatën në zhvillim.

Pamje nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 17:23 një burrë iu afrua portave të Buckingham Palace dhe u prangos në to. Oficerët në zonë iu afruan menjëherë burrit, që besohej se ishte rreth të 30-tave, dhe i cili filloi të kërcënonte se do të dëmtonte veten,” shkruhej në Twitter.

Oficerët e policisë kanë mbikqyrur zonën, derisa kanë bërë me dije se burri i paidentifikuar iu afrua portave të rezidencës mbretërore rreth orës 17:30, koha lokale para se të prangos veten në hyrje, shkruan BBC, transmeton AlbanianPost.

As identiteti i burrit në fjalë dhe as motivet e prangosjes nuk janë zbuluar akoma për publikun, veç se diçka e tillë pritet të ndodh së shpejti.

Përndryshe, ndërsa autoritetet siguronin zonën, Mbreti dhe Mbretëresha vazhdojnë akoma të jenë qindra milje larg.

Mbreti Charles, 74 vjeç dhe mbretëresha Camilla, 75 vjeçe, janë aktualisht në Skoci për Javën e parë Mbretërore të mbretërimit të ri.

Çifti po vazhdon traditën e Mbretëreshës Elizabeth për të kaluar një javë të veçantë verore në Skoci çdo verë.

Mbreti dhe Mbretëresha dolën në Edinburg për procesione speciale dhe Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve dhe Përkushtimit në Katedralen e Shën Giles, duke nderuar kurorëzimin e tyre më 6 maj në Londër.

Princi William dhe Kate Middleton morën pjesë gjithashtu në këtë ngjarje, ku Mbretit Charles iu dorëzuan Nderimet e Skocisë, bizhuteritë e kurorës së vendit.

Shërbimi i kishës ishte më i shkurtër dhe më i vogël se ceremonia e kurorëzimit në Westminster Abbey në maj, dhe Princesha Kate në veçanti dukej se po e shijonte ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore