Aplikacione

Një avokat përballet me gjyq pas përdorimit të AI për kërkime ligjore


Një avokat nga Amerika po përballet me një seancë gjyqësore pasi firma e tij ka përdorur mjetin AI ChatGPT për kërkime ligjore. Gjykatësi ka vlerësuar situatën si një “rrethanë të paprecedentë” pasi u zbulua një dosje që përfshinte raste ligjore të cilat nuk ekzistonin.

Avokati që përdori këtë mjet ia tha gjykatësit se nuk ishte i vetëdijshëm që përmbajtja e tij mund të ishte e pasaktë. ChatGPT krijon tekste origjinale sipas kërkesave, por mund të “prodhojë informacion të pasaktë”.

Rasti fillimisht kishte të bënte me një burrë që kishte ngritur një paditje kundër një linje ajrore për një pretendim personal. Ekipi i tij ligjor kishte dorëzuar një përmbledhje që përfshinte disa raste të mëparshme gjyqësore. Avokatët e linjës ajrore më vonë i dërguan një letër gjykatësit për t’u ankuar se nuk mund të gjenin disa nga rastet që ishin përfshirë në përmbledhje.

ChatGPT and Writers: Are They Unwittingly Feeding the AI Beast? - InsideHook

Gjyqtari Castel shkroi një urdhër, ku kërkonte sqarime nga ekipi ligjor i paditësit, duke theksuar se gjashtë nga rastet e paraqitura dukeshin të rreme me citime të manipuluara dhe të shpikura.

Nëpër dokumente u zbulua se kërkimi nuk ishte bërë nga avokati Peter LoDuca, por nga një koleg i tij në të njëjtën firmë ligjore. Steven A Schwartz, i cili kishte eksperiencë mbi 30 vjeçare si avokat, kishte përdorur ChatGPT për të kërkuar raste të ngjashme.

Në deklaratën e tij, Schwartz sqaroi se LoDuca nuk kishte qenë i përfshirë në kërkim dhe nuk e kishte qenë i informuar se si ishte bërë kërkimi. Ai shprehu keqardhjen për përdorimin e chatbot-it, duke thënë se nuk kishte përdorur AI kurrë më parë për kërkime ligjore.

Ai premtoi se nuk do të përdorte kurrë AI për të “plotësuar” kërkimin e tij ligjor në të ardhmen “pa verifikimin absolut të autenticitetit të tij”.

Dokumentat e bashkangjitura në dosje tregojnë një bisedë midis zotit Schwarz dhe ChatGPT, ku diskutohet rasti i Varghese kundër China Southern Airlines Co Ltd, një nga rastet që asnjë avokat tjetër nuk mund ta gjejë.

ChatGPT konfirmon se ky rast është i vërtetë dhe inkurajon avokatin të pyesë për burimin e informacionit. Pas “kontrollit të dyfishtë”, ChatGPT përgjigjet përsëri se rasti është real dhe mund të gjendet në bazat e të dhënave të referencës ligjore si LexisNexis dhe Westlaw. AI gjithashtu thekson se rastet e tjera të paraqitura nga Schwartz janë gjithashtu të vërteta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore