Lajme

Një 19 vjeçar nga Kosova theret për vdekje në kufirin Kroaci-Serbi


Mediat në Serbi kanë raportuar se dy persona nga Kosova janë sulmuar në një nga pikat kufitare në mes të Serbisë dhe Kroacisë, teksa njoftohet se njëri nga të sulmuarit, si pasojë e plagëve të mara ka vdekur.

Siç thuhet në raportimet e mediave serbe, policia është në kërkim të autorit të krimit, i cili dyshohet të jetë një emigrant nga Afganistani.

Nuk janë dhënë detaje shtesë, mirëpo ajo që është bërë e ditur është se dy personat e sulmuar janë nga Kosova.

Një shofer kamioni nga Bosnja e Hercegovina, duke folur për rastin ka deklaruar se e ka parë “një burrë duke vrapuar dhe një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit”.

“Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë. Policia ka ardhur rreth orës 22:00”, e përshkruan ai ngjarjen.

I riu nga Kosova, 19 vjeçar, ka vdekur si pasojë e disa plagëve të shkaktuara me thikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore