Shqipëria

Nisma sensibilizuese në Ditën Botërore të Mjedisit


Në fundjavën që lamë pas, 5-6 qershor, Qendra Rinore e Vlorës ka ndërmarrë një nismë sensibilizuese. Kjo, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit.

Anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe aktivistë të rinj janë bërë bashkë për të dhënë bashkë një mesazh në mbrojtje të mjedisit.

Grupi i përbashkët ka qenë prezent në Pyllin e Sodës, ku ka pastruar territorin përreth.

Synimi kryesor i kësaj nisme ka qenë që të rritet ndërgjegjësimi në mbrojtjen e mjedisit te qytetarët.

 

Çfarë është Dita Ndërkombëtare e Mjedisit?

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit u caktua në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më datë 5 qershor.

Në këtë ditë i kushtohet vëmendje rritjes së vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit, për të rritur ndërgjegjësimin te qytetarët.

Në të kaluarën, në qendër u vendosën kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore