Lajme

Nisin protesta kundër Macron në Francë


Qindra njerëz të grupimit të njohur anti-fashist dhe anti-kapitalist, të emërtuar shkurtimisht si “Antifas”, janë mbledhur në disa sheshe kryesore të qyteteve të mëdha franceze, menjëherë pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Nën thirrjet “Macron largohu”, qëndrat e qyteteve si Rennes, Nantes apo edhe vetë Parisit, panë mësymjen e grupimeve të tilla të demonstruesve.

Në Rennes, sipas autoriteteve, bëhet fjalë për rreth 250 protestues të grumbulluar.

Protesters hold a banner reading “a need for revolution” in Nantes on April 24, 2022, following the results of the French presidential elections. (Photo by Loic VENANCE / AFP)

Në qëndër të Parisit, janë rreth 300 persona të grupimit “Antifas”. Në Nantes, diçka më shumë, me rreth 400-500 persona të mbledhur.

Shumica e demonstruesve janë të rinj e të reja. Pankartat të cilat ata mbajnë në duar, kryesisht shkruajnë fjali të tipit “kemi nevojë për revolucion” apo “Macron largohu”.

Forcat e Policisë franceze ndodhen gjithashtu në terren për të shmangur çdo incident të mundshëm.

A protester gestures in front of riot mobile gendarmes in Nantes on April 24, 2022, during a rally following the results of the French presidential elections. (Photo by Loic VENANCE / AFP)

Në sheshin e madh Champ-de-Mars në Paris, ku Macron mbajti edhe fjalimin e fitores, simpatizantët e kreut të shtetit janë larguar nga atmosfera festive, për të mos shkaktuar përleshje me demonstruesit, të cilët në duar mbanin edhe flakadanë.

Pavarësisht kësaj, situata aktualisht shfaqet e qetë në shumicën e vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore