Sport

Nis shitja e biletave për Superkupën e Shqipërisë


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë, Partizani-Egnatia, që do të luhet më 20 dhjetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00) ose në biletarinë online (https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do).

Çmimi i biletave varjon nga 500 deri në 5 000 lekë. Tribunat pas porte dhe ato këndore kushtojnë nga 500 lekë. Tribuna karshi kushton nga 700 – 1 000 lekë. Tribuna qëndrore kushton 2 000 – 3 000 lekë. Ndërsa sektori VIP 5 000 lekë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore