Lajme

Nis seanca e jashtëzakonshme e PE-së, Metsola: Kandidatura e Ukrainës do të shqyrtohet


Në seancën e Jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për luftën në Ukrainë, e cila është duke u zhvilluar, presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, ka njoftuar se “kandidatura e Ukrainës për BE do të shqyrtohet, ne do të punojmë për të arritur këtë qëllim”.

Në fillim të fjalës së saj, ajo ka falënderuar të gjithë popullin e Ukrainës për qëndresë.

Pas kësaj, delegatët ukrainas u pritën me duartrokitje nga zyrtarët evropianë.

“Faleminderit që i treguat botës së çfarë do të thotë rezistenca”, tha Metsola.

Më tej, presidentja e ka dënuar sulmin rus, duke e cilësuar se ai është “një krim ndaj njerëzimit”.

Ajo ravijëzoi se Rusia do të hetohet për krime lufte në Ukrainë.

Të hënën, pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në BE, pasi ai lufton pushtimin e Rusisë.

Bërja anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore