Nikolla e keqardhur që opozita ka bojkotuar Komisionin për Dezinformimin

SHFLETO
Vitjon Nina
26.06.2024 10:03
Loading Icons...

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka shprehur keqardhjen e saj për mungesën e opozitës në mbledhjen e parë të konstituimit të Komisionit të Dezinformimit, i cili u mbajt mëngjesin e 26 qershorit.

Sipas Nikollës, burimet dhe influencat mediatike mundet që të jenë rrezik real për institucionet e demokracisë.

Ndaj, në këto kushte, ajo ka shprehur edhe keqardhje që opozita nuk ka qenë e pranishme, duke i bërë palës së djathtë edhe një ftesë për të qenë prezente në seancat e radhës.

“Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë. Distanca në këtë botë, është e vogël. Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konfliktet. Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike”, theksoi Nikolla.

Komisioni për dezinformimin nis punën pa opozitën