Sport

Nicolo Barella dhe Cristian Romero marrin çmimet nga Seria A


Seria A ka shpallur dy fituesit e çmimeve të tjera për sezonin që lam pas. Nicolo Barella i Inter-it është shpallur mesfushori më i mirë, ndërsa Cristian Romero i Atalanta-s si mbrojtësi më i mirë.

Të dy lojtarët, ashtu si edhe ata që morën çmime më herët, u vlerësuan në bazë të të dhënave nga Netco Sports.

Barella u paraqit 36 ndeshje këtë sezon me fituesit e Serisë A, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar nëntë asiste. Por, më shumë se për golat, ai u dallua pë efikasitetin në mesfushë, në aspektin fizik dhe teknik dhe për presingun e lartë që bënte gjatë ndeshjeve.

Romero, ishte një nga pikat kyçe të Atalanta-s këtë sezon. Ai luajti 31 ndeshje në Serinë A, duke shënuar dy gola dhe dhuroi tre asiste.

Partneri i mbrojtjes së Berat Djimsitit më herët ishte dhe pjesë e formacionit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, çka konfirmon sezonin e madh që ka realizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore