Lajme

Ngrohja globale, ul nivelin e akullnajave në Suedi


Ngrohja globale po ndikon drejtpërsëdrejti në ndryshimin klimës. Kjo ka bërë që akullnaja e Suedisë të pësojë shkrirje, duke u zvogëluar me rreth dy metra, sipas studiueseve në Universitetin e Stockholm-it.

Studiuesit thonë se ndryshimi i klimës po nxit shkrirjen, e Kebnekaise malit më të lartë të Suedisë me 20 metra që nga mesi i viteve 1990-të.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ka ardhur koha e llogaritjes për planetin.

“Më 14 gusht, maja jugore e Kebnekaise u mat në 2,094.6 metra mbi nivelin e detit nga studiuesit. Kjo është lartësia më e ulët që është matur që kur filluan matjet në vitet 1940,” u deklarua nga të dhënat kërkimore të Universitetit  të Stockholm-it.

Shkrirja e akullnajës ka ardhur si pasojë e rritjeve të temperaturave të ajrit, dhe ndryshimit të kushteve të erës.

Ndryshimet pasqyrojnë një ngrohje globale, e cila në raportin e fundit të OKB-Ssë, tregon një shkrirje masive të akullnajave.

Masivi Kebnekaise ndodhet rreth 150 km (90 milje) në veri të rrethit Arktik në vargun e maleve skandinave që shtrihet në pjesë të mëdha të Norvegjisë veriore dhe Suedisë dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore