Kosova

Ngritën çmimet e prodhimeve në Kosovë në metal dhe në dru


Ilustrim i fotografise

Produktet e çmimeve të prodhimit kanë shënuar rritje në tre mujorin e parë të vitit 2021 në Kosovë.

Artikujt metalikë i prijnë kësaj liste, duke shënuar ngritje të çmimit të prodhimit thuhet në “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP)”, në Kosovë, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tre mujorin e parë të këtij viti.

“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 1.5%, duke krahasuar TM1 2021 me TM4 2020”, thekson raporti.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (23.3%); prodhimi i metaleve (5.8%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.9%).

Gjithashtu edhe te prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.4%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.9%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.2%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.6%); produkteve minerale jo-metalike (0.5%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.4%).

Ngritje mesatare të prodhimit kanë pasur edhe produktet e drurit dhe artikujve të saj.

“Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.0%, ndërmjet TM1 2021 dhe TM1 2020”.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit (15.7%), prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (6.5%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (5.5%), prodhimi i metaleve (3.7%), prodhimi i pajisjeve elektrike (3.4%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.5%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.0%), prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.1%), prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (1.0%), prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (1.0%), dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.5%)”.

Çmimet grumbullohen në bazë tremujore në 7 qendra regjionale të Kosovës, në Gjakovë, Gjilan Mitrovicë, Pejë, Prizren, Prishtinë dhe Ferizaj të cilat mbulojnë kompanitë më reprezentative të importit të cilat ishin aktive në shumicën e komunave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore