Kosova

Ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për vëllavrasje në Rahovec


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, të mërkurën e 24 nëntorit ka ngritur aktakuzë kundër një personi në komunën e Rahovecit, për shkak të veprave penale “vrasje e rëndë”, dhe “posedimi i pa autorizuar i armëve”.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri G.K., të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

“Sipas aktakuzës, më 11 shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak, në shtëpinë e tani të ndjerit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij, B. K”.

“I pandehuri paraprakisht kishte njohuri se vëllai,  kishte një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës,  dhe ditën kritike rreth orës 09:00 i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ilustrim

“I revoltuar nga kjo i pandehuri kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen,  ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e të ndjerit B.K, ka hyrë brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend”, vijon njoftimi.

Sipas njoftimit, i pandehuri “e merr kufomën duke e tërhequr zvarrë me batanije dhe në oborrin e shtëpisë e mbulon me materiale të ndryshme”.

“E ka mbuluar kufomën me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera,  të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh  i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë, dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për ti zhdukur gjurmët e krimit”.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës.

“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore