Aplikacione

Ngjarjet kulturore në internet mund t’i ndihmojnë të moshuarit e vetmuar


Në një situatë kur për periudha të gjata njerëzit ndenjën të mbyllur nëpër shtëpi, shkak COVID-i, të gjithë kujtojnë momentet e izolimit.

Teksa shumica e popullsisë mund të shkojë përsëri në lokale, rrugë, ambiente dhe të kalojnë kohën të kënaqur, disa njerëz sidomos moshat e thyera, janë ende të mbërthyer në shtëpi.

Referuar një studimi, sugjerohet se aktivitetet kulturore në internet, si turnetë në muze, mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor dhe fizik të të moshuarve që janë të lidhur në shtëpi.

“Studimi tregoi se aktiviteti i bazuar në art mund të jetë një ndërhyrje efektive”, ka thënë Olivier Beauchet, një profesor në Universitetin McGill në Montreal, për “The Guardian”.

Izolimi social dhe vetmia, të cilat shpesh janë më akute te të moshuarit, janë po aq të këqija për shëndetin sa edhe sëmundjet afatgjatë dhe mund të çojnë në vdekje të parakohshme.

Bllokimet e njëpasnjëshme gjatë pandemisë vetëm sa i përkeqësuan gjërat.

Studiuesit sugjerojnë se një udhëtim virtual në muze një herë në javë mund të nxisë përfshirjen sociale dhe të përmirësojë mirëqenien fizike dhe mendore të të moshuarve.

Ekipi rekrutoi 106 të rritur në komunitet të moshës 65 vjeç e lart për të hetuar përfitimet e mundshme shëndetësore të aktiviteteve të bazuara në art.

Gjysma e pjesëmarrësve ndoqën turne javore në faqen e internetit të muzeut të ndjekur nga një diskutim, ndërsa gjysma tjetër nuk mori pjesë në asnjë aktivitet kulturor para ose gjatë periudhës tremujore të studimit.

Personat që iu bashkuan vizitave regjistruan përmirësime të ndjenjave të përfshirjes sociale, mirëqenies dhe cilësisë së jetës, si dhe reduktim të dobësisë fizike, krahasuar me ata që nuk morën pjesë në turne me guidë.

“Ky studim tregon se me infrastrukturë adekuate, akses të lehtë prej moshave të thyera dhe mbështetje teknike, teknologjia digjitale mund të japë përfitime për shëndetin mendor dhe mirëqenien e të moshuarve”, ka thënë Yang Hu, i Universitetit Lancaster, për “The Guardian”.

Ai vuri theksin në mënyrën se si duhet të jenë të organizuara këto vizita. Udhëzimet e nevojshme teknike shpesh mungojnë dhe kjo është arsyeja pse kontakti virtual, nëse ata nuk arrijnë ta përdorin siç duhet, i bën ata të ndjehen më të vetmuar sesa pa kontakt fare gjatë pandemisë.

“Për fat të keq, njerëzit e moshuar shpesh lihen në pajisjet e tyre për të lundruar në përdorimin e teknologjisë”, ka vijuar Hu.

Sipas tij, ekspozimi digjital pa përgatitje dhe i zgjatur mund të çojë në stres te njerëzit që nuk njohin teknologjinë.

Snorri Rafnsson, nga Universiteti i Londrës Perëndimore, vuri gjithashtu në dukje për “The Guardian” se “me mbështetjen e duhur, potenciali për të rritur këtë lloj ndërhyrjeje është i madh”.

Jo të gjithë kanë akses në burimet dhe aktivitetet në internet.

“Ka barriera të mëdha për të moshuarit si mungesa e internetit, njohurive dhe mbështetjes, çështje financiare e kështu me radhë”, ka thënë Rafnsson.

Ai ka shtuar se, sipas studimeve, ata që kanë familje rreth tyre dhe një rrjet social mbështetës, kanë më shumë gjasa të përdorin teknologjinë online.

Çka kanë dhënë rezultate me përfitim për shëndetin dhe jetëgjatësinë e moshave të treta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore