Lajme

Ngatërroi njeriun me ariun, milioneri rus rrëfen krimin


Një nga zyrtarët më të pasur të Rusisë ka rrëfyer në polici se ka vrarë gabimisht një burrë, ndërsa po përpiqej të shënjestronte një ari, i cili po paraqiste rrezik për komunitetin lokal.

Igor Redkin, një deputet i asamblesë lokale në rajonin e largët Kamchatka në lindjen e largët të vendit, tha se synonte t’i shkonte pas ariut, sepse kishte qenë duke u endur nëpër landfillin e zonës.

“Unë mora armën dhe vendosa ta trembja atë”, tha ai, sipas një deklarate të dhënë për gazetën lokale të lajmeve “Kam 24”.

Ai tha se qëlloi “ariun” rreth muzgut të 2 gushtit.

Më vonë ai zbuloi se një banor vendas ishte plagosur në të njëjtën zonë, para se të vdiste përfundimisht.

“Kam 24” kishte raportuar më herët se 30-vjeçari Andrei Tolstopyatov u gjet i vdekur dhe një plumb ishte hequr nga trupi i tij.

Media gjithashtu ka kundërshtuar raportimet që e nxirrnin Redkin-in të dehur, ndërsa kryente vrasjen.

Redkin zotëron biznese peshkimi dhe aviacioni. Forbes Rusia e renditi atë si zyrtarin e 20-të më të pasur publik të vendit, me një pasuri neto prej 715.7 milionë rubla (9.7 milionë dollarë).

Kamchatka është një gadishull i largët, mbi 6 mijë kilometra larg nga Moska.

Ajo është shtëpia e rreth 20 mijë arinjve, të cilët shpesh paraqesin rrezik për popullsinë vendase, veçanërisht kur tërhiqen nga mbeturinat e vendbanimeve njerëzore.

Marrë nga Newsweek, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore