Muzikë

Nga Tirana në Prishtinë për Vihuela Guitat Fest


Ygerso Bahjat që bëri rrugë nga Tirana në Prishtinë, i ka mbetur edhe pak deri te performanca për të cilën erdhi në kryeqytetin kosovar.

Vihuela Guitar Fest mbahet në hapësirat e bibliotekës kombëtare në Prishtinë, për shkak të akustikës që ka ky objekt, i cili është shumë i përshtatshëm për këtë instrument.

Ky festival po organizohet për 9 vite radhazi dhe është shndërruar në një burim inspirimi për të rinjtë. Cilësohet si një event kulturor ku të gjithë dashamirësit e muzikës bëhen një.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore