Aplikacione

Nga TikTok mund të fitosh shumë para në disa mënyra


Ka shumë mënyra sesi mund të fitosh disa të ardhura në TikTok, në rrugë direkte dhe indirekte.

Ndër të parat dhe më të dukshmet, sidomos së fundmi, është ajo e videove live.

Ata që kanë më shumë se 10 mijë ndjekës dhe janë mbi 18 vjeç, mund të nisin një lidhje live duke iu bashkuar programit të TikTok Live Stream dhe marrin dhurata virtuale nga ata që hyjnë.

Dhuratat kthehen automatikisht në diamante, të cilët kreatori (personi që ka llogarinë) mund t’i konvertojë në pará të vërteta.

Një tjetër mënyrë që gjithashtu funksionon edhe në Instagram është të bashkëpunosh me brands, që interesohen të reklamojnë në faqen tënde. Duke përdorur numrat që ke në llogari, reklamon ose komunikon shërbime të caktuara nëpërmjet pagesës apo sponsorizimeve.

The RICHEST TIKTOK STARS In The World 2021 - YouTube

Nëse vetë nuk je shumë i/e aftë në menaxhimin e bashkëpunimeve apo shërbimeve të reklamimit, mund të bashkëpunosh me kompani të ndryshme, të cilat merren me menaxhimin e personave me influencë online.

Nëse ke arritur të krijosh një rrjet besnik, mund të kthesh aftësitë e tua të menaxhimit në funksion të krijimit të një biznesi që do ndihmojë edhe të tjerët të rriten apo të krijojnë një nivel të qëndrueshëm ndjekësish.

Vetë TikTok ka premtuar këto dy vite të investojë 200 milionë dollarë për ata persona që tregojnë se mund të rriten shpejt, janë kreativ dhe zbatojnë rregullat e platformës.

Por që të përfitosh nga vetë shpërblimi i TikTok duhet të jesh banues në: Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Francë ose Spanjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore