Lajme

Nga stuhia e nëntë e rërës mbyllet pjesa më e madhe e Irakut


Si pasojë e stuhisë së nëntë të rërës që nga mesi i prillit, Iraku ka mbyllur institucionet publike dhe përkohësisht aeroportet.

Sipas Ministrisë vendase të Shëndetësisë, mbi një mijë njerëz janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes.

Sakaq, fluturimet janë pezulluar gjithashtu në Kuvajtin fqinj për herë të dytë gjatë muajit. Stuhia e dytë e rëndë e rërës, në më pak se një javë, ra edhe në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Bagdadi, kryeqyteti i Irakut, ka qenë i mbuluar me re pluhuri, me rrugë të mbytura nga trafiku, kryesisht të shkreta.

Në jug të kryeqytetit, barinjtë janë gjendur po ashtu të mbuluar nga pluhuri.

Kryeministri Mustafa al-Kadhemi ka urdhëruar të ndërpritet e gjithë puna tek institucionet shtetërore, përveç shërbimeve shëndetësore dhe të sigurisë.

Ai ka theksuar  se “kushtet e këqija klimatike dhe ardhjen e stuhive të dhunshme të rërës”.

Trafiku ajror u pezullua në Aeroportet Ndërkombëtare në Bagdad, Arbil dhe Najaf, përpara se fluturimet të rifillonin në kryeqytet dhe në Arbil.

Më vonë, Aeroporti i Arbilit u mbyll përsëri për shkak të pluhurit të dendur.

Iraku renditet si një nga pesë vendet më të cenueshme në botë ndaj ndryshimeve klimatike dhe shkretëtirëzimit.

Atje, Ministria e Mjedisit ka paralajmëruar se, gjatë dy dekadave të ardhshme, Iraku mund të durojë mesatarisht 272 ditë stuhi rëre në vit.

Dhe, duke u rritur në mbi 300 deri në vitin 2050.

Dy stuhitë e mëparshme të rërës dërguan gati dhjetë mijë njerëz në spital me probleme të frymëmarrjes, si dhe lanë të vrarë një person.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore