Kosova

Nga një muaj paraburgim për tre serbët e dyshuar për krime lufte


Gjykata Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh (veç e veç) kundër të akuzuarve serbë – Ilija Elezoviç, Dragan Miloviç dhe Zoran Kosti – të cilët dyshohen për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë (1998-1999).

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën tre persona të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për “krime të luftës kundër popullatës civile” gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsisa dy prej tre të arrestuarve janë nga komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë në një konferencë për media se nuk i vënë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, derisa ka shtuar se është në kontakt me institucionet për të pasur informacione të plota rreth arrestimit të serbëve në veri.

Serbia nuk i ka pranuar krimet e luftës në Kosovë, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare për t’i dorëzuar kriminelët e luftës dhe për të dhënë informacione për varrezat masive, ku janë fshehur trupat e të vrarëve gjatë luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore